May 21, 2022
Portali Shprehja

Sulm me raketa në Lviv, ndërpritet energjia

Pasditen e sotme janë dëgjuar shpërthime në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Lajmi është konfirmuar nga konfirmuar nga kryetari i bashkisë së qytetit, Andriy Sadovyi, i cili njoftoi edhe për ndërprerje të energjisë në qytet pas sulmit me raketa.

Tact Watches

Qyteti po përjeton ndërprerje të energjisë elektrike pas një sulmi ajror rus. Dy nënstacionet e energjisë janë dëmtuar si pasojë e sulmit me raketa, nuk ka energji elektrike në një pjesë të qytetit”, tha kryebashkiaku i Lviv Andriy Sadovy në Telegram. Ai u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në strehimoret e bombave.

Trenat janë ndalur në hyrje të Lviv dhe ushtria ruse ka bombarduar nënstacionet hekurudhore, duke shkaktuar vonesa, sipas një deklarate të hekurudhave të Ukrainës.

“Për shkak të bombardimeve të armikut të nënstacioneve hekurudhore, një numër trenash do të lëvizin me vonesë”, thuhet në të, duke u kërkuar njerëzve që të mos largohen nga strehimoret gjatë alarmeve të sulmeve ajrore.

Në ditën e 64 të pushtimit rus më shumë se 100 të evakuuar kanë mbërritur me autobusë në qytetin Zaporizhzhia të kontrolluar nga Ukraina. Shumë prej tyre ishin strehuar për muaj të tërë nën fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin e shkatërruar të Mariupolit.

Kryqi i Kuq tha se ishte i kënaqur që evakuimi ishte një sukses, por shumë njerëz të tjerë mbetën në “ferr”. Qindra civilë, duke përfshirë dhjetëra fëmijë, janë ende të bllokuar nën rrënojat e Azovstal, tha zëvendëskryeministri i Ukrainës.

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe 15 janë plagosur pas një sulmi në një fabrikë koksi në Ukrainën lindore. Bombardimet ruse filluan ndërsa punëtorët prisnin të kapnin autobusin në shtëpi, thanë zyrtarët lokalë.

Ndërkohë presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund agresionit të saj shkatërrues në Ukrianë. Në një telefonatë me presidentin Vladimir Putin, e cila zgjati 2 orë e 10 minuta, zyrtarët francezë bënë të ditur se presidenti Macron kërkoi që të përmbushë përgjegjësitë e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

.

Të Ngjajshme

Punëtorët në Maqedoni të papaguar për orët shtesë

admin

“Kam tri javë që qaj”, Ronela Hajati kthehet në Shqipëri pas Eurovisionit

Bllokada e Putinit në Detin e Zi rrezikon të lerë pa ushqim miliona njerëz në botë

Leave a Comment