May 21, 2022
Portali Shprehja

Sulmohet fizikisht Latifi-Pupovci, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë

Është sulmuar fizikisht profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, pasditen e së martës.

Hatixhe Latifi-Pupovci e cila është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, është sulmuar në vendin e punës.

Tact Watches

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar lajmin për Telegrafin, derisa ka thënë se personi i sulmuar ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 14:30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person (femër), e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Telegrafin se zonja në fjalë është sjellë për trajtim në këtë klinikë, derisa ka thënë se janë duke bërë diagnostifikimet e nevojshme./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Dhunë psikike ndaj bashkëshortes, i dyshuari dërgohet në mbajtje

admin

Katër persona të lënduar në një aksident në fshatin Qerim të Gjakovës ,tre prej tyre prokurorë

admin

Prishtinases ia marrin 20 mijë euro nga kartela përmes blerjeve online

admin

Leave a Comment