Sulmohet me raketa Zona e Gjelbër në Irak

Dy raketa goditën Zonën e Gjelbër në Bagdad, ku ndodhen shumë ndërtesa qeveritare dhe misione të huaja, tha ushtria Irakiane.

“Dy raketa ranë pranë komandës së operacionit në Bagdad”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë pë sulmin.

Një burim irakian i sigurimit tha se shënjestra e synuar duket të jetë ambasada e SHBA-së, e vendosur disa qindra metra në jug të vendit ku goditën raketat.

Që nga fundit i tetorit të vitit të kaluar, ky është sulmi i 26-të i tillë, që ka si synim objektet ku janë të vendosura trupat e huaja dhe diplomatët në Irak.

.

Të ngjajshme

Tre policë rezultojnë pozitiv me koronavirus

shprehja

Tahiri: Maqedonia është një vend me 2 milionë banorë ku ka 28 fakultete juridike

shprehja

Haradinaj: Marrëveshjet për linjën ajrore dhe hekurudhat janë në interes të Kosovës

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë