September 29, 2022
Portali Shprehja

Sulmoi vajzën e tij, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se ka privuar nga liria 48 vjeçarin F.T. nga një fshat i rrethit të Gostivarit i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj vajzës së tij 20 vjeçe.

“Pjesëtarët e policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (22-shtator) rreth orës 13:30, kanë privuar nga liria 48-vjeçarin F.T. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, për shkak të dyshimit se më datë 20 të këtij muaji rreth orës 20:00 në shtëpinë e tij familjare është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 20-vjeçare. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

BE transferon mbi 5 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Theret me thikë një i mitur në Shkup

Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për studime?

Leave a Comment