February 1, 2023
Portali Shprehja

Sulmues bullgar, Nasko Milev zbarkon te Shkëndija

Nasko Milev, është përforcimi i katërt për skuadrën e Shkëndijës në merkaton e janarit. Sulmuesi bullgar firmosi kontratën 16 muajshe, me obcion që të vazhdohet bashkëpunimi me skuadrën tetovare.

Sulmuesi 26 vjeçar, vjen nga skuadra e Panevezis nga Lituania, ndërsa karrierën e ka filluar te skuadra bullgare e Plovdvivit. Sulmuesi Milev ka veshur fanellën edhe të skuadrave të Sllavisë dhe Lokomotivës nga Sofja, para se të luajë në kampionatin e Lituanisë.

 

Ditë më parë, Shkëndija promovoi boshnjakun Mustafa Mujezinoviq, Kamer Qakën dhe Metodi Maksimovin, i cili erdhi nga Rabotniçki.

.

Të Ngjajshme

Boshkov: Infrastruktura e fqinjëve shumë më e mirë se e jona

Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit për Kosovën

Përse kur porositim, marrim një gotë ujë me kafen tonë

Leave a Comment