Pas zërave të parë që dolën javët e fundit për lamtumirën e mundshme të Suning nga Interi, konfirmime të tjera kanë ardhur në orët e fundit.
Këashtu, grupi i kryesuar nga familja Zhang mund të shtyhet në muajt e ardhshëm për të shitur shumicën e aksioneve të klubit zikaltër.
Lajm që nuk ka gjasa të ketë pasoja të drejtpërdrejta në merkaton e Inter-it në këtë fazë, por që sigurisht do të rihapë debatin mes tifozëve zikaltër.
Siç u tha në javët e fundit, në fakt, nevoja për të realizuar një shitje të rëndësishme po gjeneron pakënaqësi te populli intersit.
Sidomos në ditët e fundit, zërat për një sulm nga Paris Saint Germain ndaj Milan Skriniar, i konsideruar si një nga lojtarët simbol të sezoneve të fundit të Inter-it dhe i zgjedhur si kapiteni i ardhshëm i skuadrës nga tifozët, nuk janë pritur pozitivisht.
Në këtë skenar rishfaqen zërat e rinj për shitjen e Interit. Siç zbulohet nga ‘repubblica.it’, për shkak të direktivave të nxjerra nga qeveria e Pekinit për investimet ‘jo strategjike’ të kompanive jashtë vendit, grupi Suning deri në fund të vitit mund të detyrohet të shesë shumicën e aksioneve të tij të Inter-it.
.