August 17, 2022
Portali Shprehja

Super asist nga Lautaro, magjia e Barella-s shpëton  Inter-in (Pamjet)

Inter ka marrë një barazim 2-2 kundër Lyon-it, pasi e ka parë veten në disavantazh të dy golave në miqësoren e luajtur në Cesena mbrëmjen e sotme.

Ka qenë Alexandre Lacazette që ka kaluar në avantazh francezët në pjesën e parë, një minutë pasi Federico Dimarco ka shpërdoruar një mundësi të artë për të kaluar zikaltrit në avantazh.

Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, ka ardhur edhe goli i dytë i miqve i shënuar nga Cherki pas një rrëmuje të krijuar në zonën e rreptësisë së klubit milanez.

Një minutë më mbrapa ka ardhur kundërpërgjigja e skuadrës së Inzaghi-t që ka rihapur takimin me një gol me kokë të Romelu Luakku-t.

Në të 65-ën ka ardhur goli i barazimit për Inter-in. Nicolo Barella ka dërguar topin në rrjetë me një goditje magjike pas një super asisti të marrë nga Lautaro Martinez.

.

Të Ngjajshme

BEFASI NË NEGOCIATA | Nuk ka akord, Juventusit i ngec në derë i superpaguari dhe bllokon merkaton. Motivi

admin

Jorge Mendes vendos rekordin tjetër! Çon te ekipi “i tij” talentin e madh portugez për gati 50 mln euro

admin

Akuzat për përdhunim ndaj Mendy: “Mos lëviz, mos lëviz” ndërsa i mban krahët pas shpine!

admin

Leave a Comment