Kroacia kalon ne cerekfinale me superheroin Livakovic ne porte qe ka pritur tre penallti. Nje ndeshje qe ka dhuruar emocionet me te medha ne goditjen e 11-te metershave… Pasi mposhti Spanjën dhe Gjermaninë për ta mbyllur në vendin e parë grupin, Japonia synoi të vijojë me surprizat në Botëror teksa përballë kishte nënkampionët e Botës, Kroacinë me Ballkanasit të udhëhequr nga Luka Modric qe pretendojnë të përsërisin rrugëtimin e vitit 2018.
Ky ishte kryqezimi i tretë mes dy kombëtareve në kampionatin botëror, të dyja në fazën e grupeve ato të mëparshmet: në vitin 1998 në Francë vendosi një gol i Suker ndërsa në vitin 2006 në Gjermani ndeshja përfundoi me barazim pa gola.
Ndeshja – Pjesa e pare mes Japonise dhe Kroacise ka qene e ekuilibruar dhe te dy ekipet kane bere studimin midis tyre. Por, pas nje fillimi te mire nga ana e Kroacise, Japonia ka qene ajo qe ka shtyre me pas dhe ka vendosur ne veshtiresi Kroacine me daljet e shpejta dhe levizjet pa top. Dhe, pikerisht 1 minuta para kohes se rregullt te 45′ e para, Maeda, lojtari i Celtic, do te gjeje golin gjate nje rremuje ne zone…
E vecante eshte se pikerisht 1 minute perpara se te vije goli, kamera ka kapur legjenden e Bayern Munich dhe Gjermanise qe eshte eliminuar, Lothar Matheus, i cili me kameran e telefonit te tij eshte duke filmuar. Sikur priste golin nga momenti ne moment…
Pjesa e dyte ka nisur me Kroacine ne kerkim te golit dhe Ivan Perisic ka gjetur golin e tij te dhjete ne Boteror me kombetaren e Kroacise duke u bashkuar me Mandzukic ne historine e skuadre. Nje goditje me koke e bukur nga futbollisti i Tottenham.
Me pas, shume pak raste emocionuese, per te mos thene aspak, deri sa ka ardhur edhe vershellima e trefishte e arbitrit kryesor qe ka dekretuar keshtu ndeshjen e pare te ketij Boterori qe shkon ne shtese. Pikerisht 30 minuta te tjera qe gjithashtu kane dhuruar pak emocione me vetem Lovro Majer qe ka goditur ne fund dhe i eshte afruar golit te fitores ne kohen shtese per Kroacine.
Gjithcka pra, e vendosur nga pika e bardhe e penalltive, aty ku Japonia ka gabuar totalisht gjithcka teksa portieri Livakovic ka pritur 3 11-te metersha duke kuptuar krahun dhe pse si Minamino, ashtu edhe Mitoma e Yoshida kane gjuajtur shume lehte. Per Kroacine kane shenuar Vlasic dhe Brozovic, ndersa ka gabuar Livaja. Pasalic ne fund ka mbyllur llogarite duke i dhene kualifikimin Kroacise…
.