Lazio ka marr një fitore të vuajtur 3-2 në Olimpico kundër Cremonese-s, ndeshje e vlefshme për javën e 37-të të Serisë A.
Ka nisur gjithçka mirë për ekipin bardhekaltër, që pas vetëm katër minutash lojë ka kaluar në avantazh me një gol të Elseid Hysaj, i cili ka bërë një shpërthim të bukur dhe, pasi ka marrë një pasim nga Immobile, ka dërguar topin në rrjetë me lehtësi.
LAZIO-CREMONESE – GOLI I HYSAJ – VIDEO
Gjërat janë përmirësuar për Lazio-n në minutën e 37-të kur ka ardhur edhe goli i dyfishimit të avantazhit i shënuar nga Milinkovic-Savic, i cili ka tundur rrjetën me një goditje të bukur brenda zonës së rreptësisë.
LAZIO-CREMONESE – GOLI I SAVIC – VIDEO
Rezultati i pjesës së parë ka bërë të mendohet se gjërat do të shkonin mirë për Lazio-n, por Cremonese, skuadër e rënë nga kategoria, ka patur plane të tjera.
LAZIO-CREMONESE – GOLI I GALDAMES – VIDEO
LAZIO-CREMONESE – AUTOGOLI I LAZZARI – VIDEO
Miqtë, në fakt, e kanë filluar shumë mirë pjesën e dytë. Në minutën e 54-t kanë ngushtuar diferencat me Galdames dhe në të 58-ën kanë barazuar rezultatin me një autogol të Lazzari-t.
LAZIO-CREMONESE – GOLI I MILINKOVIC SAVIC – VIDEO
Në minutën e 89-të ka ardhur goli i dytë personal i Milinkovic-Savic që i ka dhuruar Lazio-s fitoren dhe vendin e dytë në renditjen e Serisë A.
.