January 31, 2023
Portali Shprehja

SUPERKUPA | Courtois vendimtar, Real Madrid kualifikohet në finale me penallti (PAMJET)

Fitore me penallti dhe kualifikim ne finalen e Superkupes se Spanjes per Real Madrid. Pas humbjes ne kampionat, Real Madrid zhytet direkt ne Superkupe, objektiv i sezonit per te ngritur trofeun. Skuadra e Carlo Ancelottit luan ndaj asaj te Gennaro Gattuso. Mes te dyve sot pati nje takim para ndeshjes shume te ftohte duke ditur se prej 3 vitesh nuk flasin, qe kur Gattuso i zuri vendin te stoli i Napolit…

U deshen 39 minuta qe ndeshja te zhbllokohej ne Riyad. Ne fakt, nje top i bukur pas shpine nga mbrojtja ka nxjerre Benzema ne nje kunder nje dhe sulmuesi francez ka mbajtur krahun e tij dhe topin teksa mbrojtesi i Valencias sapo ishte futur ne zone i ka nderhyre duke shkaktuar penallti.

Nga pika e bardhe eshte shfaqur Benzema dhe ka shenuar duke i dhene keshtu avantazhin skuadres se Carlo Ancelottit. Ne kete pjese te pare nervoze dhe me shume faulla ka pasur edhe tre te verdhe. Camavinga per Real dhe Cluivert dhe Cornet per Valencian…

GOLI I BENZEMA – VIDEO

Por, ne fillim te pjeses se dyte skuadra e Gattusos ka arritur qe te gjeje golin e barazimit. Nje krosim i bukr nga krahu dhe ne shtyllen e dyte eshte futbollisti Lino ai qe befason mbrojtjen dhe mposht portierin e Real Madrid duke barazuar. Ne fund Vinicius ka pasur nje rast te arte por nuk e ka shfrytezuar dhe ka gabuar duke u hipnotizuar nga portieri.

GOLI I LINO – VIDEO

RASTI I VINICUS JR – VIDEO

Ndeshja shkoi ne shtese dhe nuk mjaftuan as 30 minuta per te shpallur fituesin. Ne fakt, Real Madrid kaloi me tej me ane te penalltive. Aty ku madrilenet nuk gabuan por Valencia gaboi dhe gjeti nje super Cortouis!

PENALLTITE – VIDEO

Prag ndeshja – Real Madrid-Valencia po luhet sonte e vlefshme per gjysmefinalen e Superkupes spanjolle. Sfida luhet ne Riyad (Arabia Saudite). REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Vazquez, Militao, Rudiger, Nacho; Valverde, Camavinga, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius. VALENCIA (4-3-3): Mamardashvili; Correia, Comert, Ozkacar, Gaya; Dias Lino, Almeida, Musah; Kluivert, Cavani, Lato.

.

Të Ngjajshme

DETAJET: Refuzohet oferta e fundit nga Barcelona, Amrabat iu lut Fiorentina-s! Katalanasit arrijnë akordin me talentin meksikan

admin

E BEFASISHME! Kaloi vizitat por te momenti i firmës Isco ndryshoi kushtet. Dështon transferimi në Bundesliga

admin

Orët e fundit “dramatike” | Chelsea-Benfica kanë ngecur te formula dhe jo paratë! Enzo Fernandez kryen vizitat mjekësore…

admin

Leave a Comment