September 27, 2022
Portali Shprehja

Superkupa e Italisë me “Final Four”, Arabia Saudite bën ofertën stratosferike

Maxi-ofertë nga Arabia Saudite për Superkupën e Italisë. Sipas asaj që raportohet nga “MF-Milano Finanza”, Lega Serie A i është bërë një propozim tepër tundues prej 138 milionë eurosh për një marrëveshje 6-vjeçare, deri më 2028-2029, për zhvillimin e Superkupës së Italisë në këtë vend të pasur.

E thënë ndryshe, arabët ofrojnë 23 milionë neto për çdo sezon të kësaj finaleje (shteti pritës do të paguante edhe shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit). Një vlerë praktikisht tri herë më e lartë se 8 milionë eurot për sezon (finale) të kontratës aktuale.

Oferta lidhet me formatin e ri të garës, e cila do të përfshijë një turne me katër ekipe, i ngjashëm me atë të organizuar nga Spanja. Pjesëmarrës do të ishin dy të parët e klasifikuar në Serie A dhe dy finalistët e Kupës së Italisë. Turneu do të zhvillohet me tri ndeshje, dy gjysmëfinale dhe një finale. Skuadra fituese ose një nga pjesëmarrësit e tjerë do të shkonte përfundimisht të përballej me klubin fitues të Superkupës së Arabisë Saudite.

Një delegacion nga Lega Serie A, i drejtuar nga Luigi De Siervo, pritet të shkojë në Riad në ditët në vijim për të negociuar dhe tentuar të përmirësojnë kushtet e kontratës, duke rritur më tej një ofertë tashmë monstruoze.

 

.

Të Ngjajshme

NATIONS | Italia hesht Budapestin dhe shkon në “final four”. Gjermania dhe Anglia, 6 gola dhe paqe (PAMJET)

admin

Konfirmohet prognoza e dhimbshme! Interi humbet “asin” e ekipit në muajin më të ngjeshur

admin

E BUJSHME | Kërkesa e ekzagjeruar e futbollistëve argjentinas drejtuar klubeve përkatëse përpara Botërorit!

admin

Leave a Comment