June 27, 2022
Portali Shprehja

Superkupa e UEFA-s do të ndryshojë formulën e saj!

Jo vetëm formati i ri i Champions League. Duke filluar nga viti 2024, UEFA do të nisë një sërë risive në lidhje me garat e saj, duke nisur me një turne hapës që pritet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara përpara fillimit të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, me pjesëmarrjen e fituesit të vitin e kaluar dhe të tre klubeve të tjera më të mira.

Ky kompeticion i ri nuk duhet të zëvendësojë finalen e Superkupës së Europës, e cila vendos fituesin e Ligës së Kampionëve me atë të Ligës së Europës gjatë verës, por gjithsesi do të ndikojë në organizimin e këtij eventi.

Tact Watches

UEFA – shkruan L’Equipe – do të ndryshojë skuadrat pjesëmarrëse, duke u fokusuar sërish te fituesi i Europa League, i cili megjithatë do të vazhdonte të sfidonte fituesin e Ligës së Konferencave.

Një format i ri që do të “lironte” ekipin kampion të Europës, gjithmonë të angazhuar në turneun hapës në verë. Lajmi del nga thirrja për të drejtat televizive për garat e klubeve të UEFA-s 2024-2027, e nisur tashmë në Angli dhe Francë.

Gjatë prezantimeve, menaxhmenti i lartë i Team Marketing – kompania që tregton të drejtat në emër të UEFA-s – këmbënguli me forcë që ky Champions i ri, i përmirësuar nga “turniu i tij hapës”, do të ofrojë më shumë ndeshje. Rrjedhimisht, priten investime më të mëdha nga transmetuesit.

.

Të Ngjajshme

Norvegji | Portieri realizon eurogol me roveshatë! (Pamjet)

admin

ZYRTARE | Arsenali bën super transferimin. Detajet dhe motivi pse Arteta këmbënguli

admin

Takim sekret në Portugali nga Jorge Mendes për transferimin e Ronaldo-s! The Athletic zbulon prapaskenat

admin

Leave a Comment