Pas 4 vitesh, Barcelona kthehet te fitoje Superkupen e Spanjes dhe per here te pare e ben ne formatin “arab” me 4 ndeshje ne nje mini-turne me gjysmefinale. Pasi eliminoi skuadren e Betis ne gjysmefinale, ne finalen ndaj Real Madrid, El Clasico e famshme, nuk pati histori dhe me nje 3-1 djemte e Xavi Hernandez rikthyen nje trofe qe mungonte prej vitit 2018…
FULL TIME!
#ELCLÁSICO pic.twitter.com/rB07RWiUsR
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 15, 2023
Ndeshja – Barcelona ka gjetur golin e pare ne finalen e madhe te Superkupes se Spanjes ndaj Real Madrid. Pas dy rasteve qe kane hapur sfiden me Lewandowski qe u ndal nga Courtois dhe shtylla, Benzema tentoi gjithashtu me koke per te gjetur golin. Por, ishte nje asistim i bukur nga polaku ai qe gjeti brenda zones Gavin qe nuk fali dhe mposhti mbrojtjen madrilene duke realizuar…
Barcelona qe vazhdon te luaje dhe te tregoje nje gjendje psiko-fizike me te mire aq sa Gavi nuk harron t’i ktheje nderin Lewandowskit, qe ka shenuar golin e pare ne El Clasico dhe 20 gola deri tani me fanelen katalanase qe ne vere ne te gjitha kompeticionet…
Ne pjesen e dyte, Barcelona vazhdon dominimin me nje Gavi fantastik qe kete here serish duke bashkepunuar me Lewandowski, ka mare top brenda zone dhe ka asistuar per shokun tjeter te ekipit, Pedri, qe nuk ka falur te shtylla e dyte duke cuar shifrat ne 3-0! Ne fund do te shenonte golin e nderit Benzema per te cuar shifrat finale ne 3-1 ne token arabe.
Barcelona dhe Real Madrid duelojne ne La Liga, por edhe ne fronte te tjera dhe sonte ne Arabine Saudite u takuan me njëri-tjetrin në finalen e Superkupës, të cilën Barça e kishte fituar 13 herë dhe Madridi 12 deri sonte. Por tasme katalanasit kane mare trofeun e 14-te ne kete kompeticion…
.