August 17, 2022
Portali Shprehja

Suplementet që duhet t’i merrni për ruajtur shikimin

Është e qartë se trupi kalon nëpër shumë ndryshime gjatë procesit të plakjes dhe një nga çështjet frustruese është shikimi i dobët. Për fat të mirë, ka suplemente që do t’ju ndihmojnë ta ngadalësoni ndjeshëm këtë proces.

Me kalimin e kohës, shikimi fillon të dobësohet, shfaqet sindroma e syrit të thatë dhe rritet rreziku për sëmundje. Për këtë arsye, është e rëndësishme të filloni të konsumoni suplemente që përmbajnë sasi të mëdha të lëndëve ushqyese.

“Omega-3 zbut çdo lloj inflamacioni dhe simptomat e syrit të thatë, i cili shfaqet për shkak të përdorimit të tepërt të pajisjeve elektronike, pra dritës blu, por edhe procesit natyral të plakjes”, ka shpjeguar Burdeos.

Acidet omega-3 yndyrore mund të merren në formë kapsulash ose tabletash, por ato gjenden edhe në ushqime, si skumbri, salmoni, sardelet, farat e lirit, arrat etj.

Coleman ka shtuar se ka suplemente të tjera të dobishme për sytë tuaj. Midis tyre janë zeaksantin (karotenoid që gjendet në qelizat e syve) dhe lutein (pigment organit i lidhur me beta-karotenin dhe vitaminën A).

 

Së bashku me këto karotenoide, vitamina C mund të jetë gjithashtu e dobishme të merret në formë suplementesh nëse nuk e merrni mjaftueshëm përmes ushqimit.

“Vitamina C është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e syve tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira që çojnë në katarakt dhe degjenerim makular, ndërsa mund të gjendet në ushqime, si specat, portokallet, frutat e kivit dhe luleshtrydhet”, ka shtuar ajo.

.

Të Ngjajshme

Hendboll, 700.000 denarë për përfaqësesen e kadetëve

Anderson merr 300 mesazhe kërcënuese

FIFA pezullon Indinë nga garat e futbollit

Leave a Comment