June 3, 2023
Portali Shprehja

Suspendohet prokurorja Vilma Ruskoska, shkaku i bastisjes në Policinë Financiare

Shefja e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska është suspenduar nga puna.

Prokurori Publik ka njoftuar se ka filluar një procedurë disiplinore për të përcaktuar përgjegjësinë e tre prokurorëve publikë.

“Në pajtim me nenin 93 të Ligjit për Prokuroritë Publike, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka dorëzuar propozim për fillimin e procedurës disiplinore për të përcaktuar përgjegjësinë e tre prokurorëve publikë, të cilët dyshohen se me dashje dhe në mënyrë të pajustifikueshme kanë bërë një gabim të madh profesionist, kështu kanë bërë shkelje të rëndë disiplinore të nenit 91, paragrafi 6 nga Ligji për Prokurorinë Publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

.

Të Ngjajshme

Rusia thotë se dy fshatra të saj janë granatuar nga Ukraina

ARM-ja pajiset me mjete të blinduara nga SHBA

Afro 200 gjoba në Shkup, 57 për tejkalim të shpejtësisë

Leave a Comment