September 22, 2023
Portali Shprehja

Sveçla: S’ka asnjë shtetas kosovar duke luftuar në Ukrainë

Asnjë shtetas kosovar nuk është duke luftuar në Ukrainë. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pas ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së pestë të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Ai u shpreh se raportimet për shtetas kosovarë në Ukrainë janë vetëm propagandë e Rusisë.

“Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës që janë duke luftuar në Ukrainë, këto janë në kuadër të propagandës ruse e cila në vazhdimësi mundohet që të sulmojë jo vetëm Kosovën por të gjithë vendet e perëndimit me qëllim që të arsyetojë luftën e saj të padrejtë në Ukrainë”, tha Sveçla.

Së fundmi, në Twitter, politikanë ballkanikë me lidhje me eksponentë ekstremistë nga Moska publikuan një listë prej 7 mijë mercenarëve që thuhej se ishin të angazhuar në luftën në Ukrainë.

Sipas së njëjtës listë, thuhej se nga Kosova janë angazhuar 156 ushtarë, por që deri më tani janë vrarë 60 prej tyre.

Të Ngjajshme

Dalin pamjet/ Policia amerikane vret një 34-vjeçare brenda shtëpisë së saj

admin

Qeveria serbe: Rikonstruimi i pikës kufitare Preshevë-Tabanoc gati në fillim të verës

admin

SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

admin

Leave a Comment