May 28, 2022
Portali Shprehja

Sylejman Selimi bëhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës të mërkurën i është shtuar një anëtar i ri. Me propozim të presidentit Agim Ademi, ish-futbollisti Sylejman Selimi është emëruar anëtar i KE të FFK-së.

Tact Watches

Sylejman Selimi ishte një nga futbollistet më të shquar të kohës. Gjatë viteve të 80-ta kur ishte në fillet e karrierës, Selimi mbrojti ngjyrat e klubeve, KF Malushgat (Dukagjini) dhe KF Buduqnosti nga Skenderaj, ndërsa në vitet 90’-96’, karrierën e tij prej futbollisti e zhvilloi në KF Drenica. Ish-mesfushori drenicas ishte edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës të asaj kohe.

“Dëshira për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar vazhdoi edhe pas luftës së fundit në vend, me ç’rast angazhimin e tij e vazhdoi në struktura udhëheqëse, në vitin 1999-2000 ishte president i KF Drenica, kur edhe klubi ishte inkuadruar për herë të parë në Superligë, më pas në periudhën 2000-2001, Selimi ishte drejtor dhe më pas edhe kryetar i Klubit të Futbollit Prishtina. Gjeneral Selimi asnjëherë nuk u shkëput nga futbolli, ai vazhdon të jetë pjesë e Ligës dhe Kombëtares së Veteranëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të Ngjajshme

Ambasada e SHBA-së: Mbështesim “Ballkanin e Hapur”, i suksesshëm vetëm nëse përfshin të gjitha vendet

admin

Deputeti rus kërkon që Putini t’i japë fund luftës në Ukrainë

admin

Serbia vendi që humb më së shumti banorë në gjithë botën

admin

Leave a Comment