7.7 C
Skopje
December 12, 2019
Shprehja Shprehu

Ta ngrisim zërin për një ardhmëri më të mirë

SumeaShkruan: Sumea RAMADANI, Shkup

*** Nxënëse pranë shkollës së mesme ekonomike “Arseni Jovkov”

“Populli im është politikisht i shtypur, ekonomikisht i shfrytëzuar, kulturalisht i diskriminuar dhe institucionalisht tërësisht i anashkaluar”

Unë dua të ju rikujtoj që populli im po vuan, populli im po vuan nga varfëria, nga padrejtsia populli im po vuan nga diskriminimi e anashkalimi , por para se tgjithash popullit tim po i imponohet të mëson të pavërteta ku në librat e historisë na servohen të dhëna që Samoili ska qenë bullgar , Kleopatra ska pas gjak egjiptian e se Jan Kukuzeli qen shqiptar !

Arma më e fuqishme që një popull mund ta posedon është arsimimi , për këtë shkak armiku vazhdimisht mundohet këtu të na sulmon , këtë të na e ndalon duke shfrytëzuar “lekun” për ti korruptuar ata që se kuptuan vlerën e atdheut , filluan ta shesin atë që të pasurohen personalisht . Këto të shkretët me duart e veta vulosën gënjeshtrat e armikut , i paketuan si të vërteta duke mos qenë të vetdijshëm që i buzëqeshën ata duke e bërë veten mjet për tallje dhe përqeshje .

Për këtë shkak kalldërmat e Çarshisë po qajnë e gurrët e Kalasë po rrënkojnë se të huajt shqiptarëve , trashëgimtarëve të ilirëve po mundohen t’ia ndryshojnë doket e zakonet , tua ndryshojnë identitetin duke e deshqiptarizuar dhe deislamizuar Shkupin , kryeqendrën e Daradanisë , ama ngadal… Gjaku jon është i shenjtë , në zemrat tona ruhen amanet fjalët e komandantit i cili tha : “Ne nuk dorëzohemi për së gjalli” Ne si shoqëri shqiptare e këtij shteti kemi nevojë ta kthejmë fizionominë e humbur kombëtare e fetare pa të cilën fundin se kemi larg . Ne si ardhmëri e këtij populli duhet të zgjohemi nga gjumi që i kaploi të parët tanë e të vazhdojmë misionin e atyre që para se të lexojnë libra , lexuan veten.

Një element që urgjentisht duhet ta eliminojmë është përtacia apo dembelimi ngaqe siq ka thënë Naim Frashëri “punë , punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë” – drita arihet me përpjekje kontinuele e këmbëngulje tē madhe jo me rebelim e dembelim . Dy tipare që sjellin deri te shkatërrimi i vetvetës janë nënvlersimi dhe mbivlerësimi , fatkeqësisht kjo e dyta po takohet shpesh tek njerëzimi sot , patjetër duhet të ndërmarim masa dhe ta shërojmë veten nga kjo “sëmundje” sepse sidomos neve nuk na ngjan ky vès , neve që një Zë hyjnor vazhdimisht na udhëzon në modesti , e lum për ata mëkëmbës në tokë që ia kuptuan vlerën modestis , jemi dëshmitar që po zgjidhen si studentët e profesorët , para se të gjithash si njerëzit më të mirë në shoqëri . Elementi tjetër është fakti që ngado të ecësh në historinë e popullit shqiptar ballafaqohemi me tradhtinë.

Dhimitër Fari e kishte tradhëtuar mbretëreshën Teuta vetëm që të fiton tokë e flori nga romakët , më pas gjatë kohës së pavarsisë Esad Pashë Toptani gjatë kohës së pavarsisë filloi ti shes tokë shqiptare grekut që ta mbush xhepin e vet që i ngjante një pusi të pafund . Mirëpo edhe vrasja e Shaban Polluzhës , Xhem Gostivarit e Bajram Currit ishte nga tradhtia e më të afërme ! Gjer më tani kemi folur për dëmet dhe humbjet që na i kan bërë të tjerët , është koha të vetëdijesohemi për dëmet që po ia bëjmë vetvetes tonë e pikërisht kjo do të jetë fillim i pjekurisë tonë.

Ne duhet bashkuar se bashkimi sjell fuqinë , duhet përvetësuar ndershmërinë ngaqe ndershmëria sjell përparim e të gjithë së bashku ta ngrejmë zërin e të luftojmë për liri e jo skllavëri !

Opinionet e artikullshkruesve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe qëndrimin e redaksisë.

Artikuj të ngajshëm

LAJMELAJMI I FUNDIT: Autobusi në Matk del nga rruga (Foto)

Sot në ora 17:00 do të behet hapja zyrtare e Autostrades Kaçanik Hani i Elezit

Lot gëzimi: Xheisioni bëhet me shtëpi të re në emisionin e fundit të ‘Piter Pani’ (VIDEO)