August 16, 2022
Portali Shprehja

Tabanoc, dy korsi të reja në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Gazetare: Ajnur Bafqari

Në kuadër të iniciativës ”Ballkani i Hapur” dhe me qëllim të lehtësimit dhe përshpejtimit të qarkullimit të mallrave, në pikën kufitare Tabanoc u lëshuan në përdorim dy korsi të reja për kamionë, shkruan Alsat.

Gjatë vizitës së përfaqësuesve të MPB-së, Drejtorisë së Doganave dhe Odës Ekonomike u konstatua edhe se digjitalizimi dhe sinjalizimi elektronik duhet të jenë prioritet për efikasitet më të madh në këtë pikë kufitare.

“Ne tashmë kemi bërë aktivitete intensive me MPB-në dhe kolegët nga Serbia, dhe tashmë mundësuam edhe dy korsi të reja që deri më tani ishin në dalje, të zbatohen në hyrje. Domethënë të dy korsitë për mjetet transportuese të mallrave do të jenë në funksion pa ndërpre. Ajo që doli nga mbledhja e sotme për të ardhmen është vendosja e sinjalizimit serioz elektronik me qëllim qe në cilindo moment kur një mjet i caktuar nuk do të jetë e mbushur, në mënyrë elektronike të mund të shenjohet”, tha Sllavica Kutirov, drejtoreshë e Doganave.

Por sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, përpjekjet e përbashkëta të institucioneve janë që të punohet në përafrimin drejt anëtarësimit të vendit në BE dhe heqjen e kufijve, por sipas tij, deri atëherë duhet të investohet në përmirësimin e kushteve nëpër pikat kufitare.

“Por një përfundim i përbashkët joni është se më e rëndësishme prej të gjithave është që të gjitha institucionet së bashku të punojmë në përafrimin drejt anëtarësimit në BE dhe në heqjen e kufijve. Ky është qëllimi kryesorë të cilin të gjithë duam së bashku ta arrijmë.

Gjithsesi se investimi në përmirësimin e kushteve në pikën kufitare është poashtu një prej komponentëve që do të kontribuonte në qarkullim më të shpejtë, pastaj dixhitalizimi do të ndihmojë shumë në këtë pjesë”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër I Punëve të Brendshme.

Në këtë pikë kufitare aktualisht funksionojnë 10 korsi, dy për kamionë, një për autobusë dhe 7 korsi për automjete të tjera me udhëtarë. Korsia e autobusëve, përkohësisht shërben edhe për automjetet e tjera. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Sot pasdite priten reshje shiu! Ditëve tjera vijon i nxehti “përvëlues” në Maqedoninë e Veriut

admin

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Pandi Siku

Nga e enjtja rikthehet vapa, priten të arriten temperatura mbi 40 gradë

Leave a Comment