May 16, 2021
Portali Shprehja

Takim pa rezultate mes ministrit të jashtëm grek dhe atij turk – Iliria News Agency

Takimi mes ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe homologut të tij turk Mevlud Cavusoglu, i mbajtur të enjten në Stamboll nuk dha rezultatet e pritura.

Madje, ata nuk mundën t’i shmangnin përplasjet mes tyre edhe në konferencën e përbashkët për mediat, ku ranë në sy dallimet për disa çështje, nga militarizimi i ishujve grek në kufi me Turqinë e deri tek të drejtat e popullsisë myslimane e greke në të dy vendet.

Ky ishte takimi i parë mes kryediplomatëve pas përballjes së Turqisë e Greqisë për zonat ekskluzive ekonomike në Mesdhe, që i çoi në prag të një konflikti të paprecedentë ushtarak.

Më herët Dendias u prit nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në një takim që zgjati 45 minuta e pati në fokus si marrëdheniet dypalëshe ashtu edhe zhvillimet ndërkombëtare./Tv Klan

Të Ngjajshme

Bajden biseda telefonike me Abas dhe Netanjahun, çfarë pritet të ndodhë? – Iliria News Agency

admin

Çfarë është Hamas, grupi që sundon Gazën? – Iliria News Agency

admin

Sa i transmetueshëm është varianti indian i Covid-19 që po përhapet në gjithë botën? – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment