February 1, 2023
Portali Shprehja

Takim Taravari – Osmani në Prishtinë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari po qëndron sot në Prishtinë ku në program ka paraparë disa takime me krerët politik atje.
Një takim është realizuar edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Diskutuam edhe për situatën në veriun e Kosovës të cilën ne e kemi ndjekur me shqetësim dhe u zotova se do të vazhdojmë të flasim zëshëm për të dënuar veprimet luftënxitëse dhe anti evropiane të Beogradit. Urova Presidenten për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shpreha besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta, duke u përkushtuar për bashkimin përfundimtar të kontinentit tonë”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.
Në takim, Taravari ka qenë i shoqëruar edhe nga deputetët Artina Qazimi dhe Elmi Aziri, ndërsa më herët takim ka realizuar edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi./KlanMacedonia.

Të Ngjajshme

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Grupi i Zjarrit në Kërçovë: Ahmetin e mbrojmë vetëm ne

Leave a Comment