July 28, 2021
Portali Shprehja

Takimi Kurti-Vuçiq, flet Azem Vllasi – Iliria News Agency

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, po vlerëson se pozicionet e palës kosovare dhe asaj serbe në dialog, janë ende larg njëra-tjetrës.

Sipas tij Serbia vazhdimisht paraqet kushte në tavolinën e bisedimeve, megjithatë janë pozitive propozimet gjashtëpikëshe të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

”Ajo që kuptohet pozicionet e palëve në dialog janë shumë të largëta. Përfundimi i dialogut në një marrëveshje finale, nuk është hiq fare afër”.

”Kryeministri Kurti, ka bërë mirë me propozimin e kësaj deklarate prej gjashtë pikash”.

”Ishte mirë që vetëm i hodhi në tavolinë, ato dokumentet prej të cilave fshihet historia e krimeve serbe ndaj shqiptarëve. Vuçiqi edhe sot tregoi një arrogancë. Nervoza e tij erdhi nga fakti se insistimi që të ballafaqohet Serbia me të kaluarën është më e dhimbshmja”.

”Kur do të përfundojë dialogu dhe çfarë do të jetë marrëveshja finale? Edhe sikur të ishte e gatshme pala kosovare të bëjë ndonjë kompromis, Vuçiqi do kishte kërkesa të reja, për compromise të reja”.

”Janë ato vija të kuqe, nuk ka kompromis me kufijtë e Kosovës dhe territorin, nuk ka kurrfarë kompromisi me synimin e fundit, njohja reciproke”.

”Fillim dhe mbarim bisedave duhet të jetë kërkesa për njohje reciproke, gjegjësisht njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, siç i ka njohur shtetet tjera të cilat kanë dalë nga ish-përbërja e Jugosllavisë”.

”Pa njohje reciproke, pa njohje të Kosovës nga ana e Serbisë si shtet, nuk mund të quhet marrëveshje finale gjithëpërfshirëse, sepse ato marrëveshje i nënshkruajnë vetëm shtetet”.

Të Ngjajshme

Delta rikthen maskat në SHBA – Iliria News Agency

admin

Edi Rama dhe Vuçiqi në Shkup – Iliria News Agency

admin

Nxisim palët të rregullojnë kuadrin ligjor për zgjedhjet e ardhshme – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment