September 26, 2022
Portali Shprehja

Takimi mes Mbretit Charles III dhe Maradonës: Thuaji hundëmadhit ta heqë dorën nga supi im!

Guillermo Coppola, ish-menaxheri i Diego Armando Maradona, zbuloi pak kohë më parë një anekdotë kurioze për takimin e ish-futbollistit të shquar dhe ish-princit Charles, tashmë i njohur si Mbreti Charles III.

Gjatë një pritjeje të organizuar në “Buckingham Palace” me rastin e lamtumirës futbollistike të Osvaldo Ardiles, që luante për Tottenham, legjenda argjentinase u tregua mjaft i ashpër me djalin e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila u nda nga jeta para dy ditësh.

“Kishte emocione të mëdha nga ana e të gjithëve ne. Megjithatë, në një moment Diego më tha: Coppola, thuaji këtij hundëmadhit të ma heqë dorën nga supi. Unë e pashë atë i habitur.

Nuk dija çfarë të bëja, ajo hunda e madhe, siç e kishte quajtur Diego, ishte Princi Charles”, – zbuloi menaxheri i “Dorës së Zotit” në TV.

Marrëdhënia mes Maradonës dhe Mbretëreshës Elizabeth II
Shumica e tifozëve të futbollit pajtohen se Diego Armando Maradona u bë idhulli më i madh i Argjentinës ditën që shënoi dy herë kundër Anglisë, në Kupën e Botës 1986 në Meksikë.

Kjo jo vetëm sepse “Pibe de Oro” i mahniti të gjithë me një nga golat më të bukur në historinë e futbollit, edhe me atë të njohur si “Dora e Zotit”, por mbi të gjitha sepse i bëri pas luftës së Falklands.

Fjala është për konfliktin që kishte parë si kundërshtarë Argjentinën dhe Mbretërinë e Bashkuar katër vite më parë dhe që u fitua përfundimisht nga ushtria londineze.

“Ne fitojmë për argjentinasit, për malvinët”, – tha Maradona në atë kohë me një qëndrim patriotik. Pavarësisht armiqësisë së tij ndaj britanikëve, me kalimin e kohës Diego ka arritur të krijojë një miqësi të sinqertë me Mbretëreshën Elizabeth II.

Në vitin 2015, Mbretëresha Elizabeth i kërkoi ish-kampionit të madh të bëhej ambasador i “Futbollit për Unitetin” në Amerikën Latine, një organizatë që ka patronazhin e Kurorës Angleze dhe mbështet të rinjtë e pafavorizuar përmes sportit. Një propozim që ish-i i Napolit e pranoi me gëzim.

“Dua të përshëndes Mbretëreshën dhe Parlamentin. Le të dihet se e pranoj me gjithë zemër detyrën që më kanë caktuar, – tha Maradona në një video-mesazh. – E vlerësoj besimin që kanë tek unë. Ne do të punojmë për të transformuar gjithçka që na ndan. Do të kapërcejmë barrierat e paragjykimeve”.

.

Të Ngjajshme

NATIONS | Italia hesht Budapestin dhe shkon në “final four”. Gjermania dhe Anglia, 6 gola dhe paqe (PAMJET)

admin

Konfirmohet prognoza e dhimbshme! Interi humbet “asin” e ekipit në muajin më të ngjeshur

admin

E BUJSHME | Kërkesa e ekzagjeruar e futbollistëve argjentinas drejtuar klubeve përkatëse përpara Botërorit!

admin

Leave a Comment