December 5, 2021
Portali Shprehja

Takimi Sela-Mickoski, punohet për shumicë të re parlamentare

Hrsitijan Mickoski dhe Ziadin Sela takohen larg syve të opinionit për të konfirmuar mbështetjen reciproke në raundin e dytë zgjedhor. Dy krerët e partive opozitare janë takuar në Kuvend për të konfirmuar mbështetjen në komunat ku njëri subjekt ka nevojë për votat e subjektit tjetër. Në takim nuk ka marrë pjesë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, shkruan Alsat.

“Në takim është biseduar për analizën zgjedhore të raundit të parë dhe u afirmua mbështetja reciproke në komunat ku ka nevojë për raundin e dytë. U potencuar edhe nevoja për ndryshime dhe të ardhme të re të cilën e presin qytetarët”, thuhet në komunikatën nga takimi Mickoski-Sela në Kuvend.

Tact Watches

Njoftimin e njëjtë për takimin Sela-Mickoski e dërgoi edhe Aleanca për Shqiptarët, duke potencuar se me koalicioni me Alternativën është stabil dhe se po punojnë për shumicë të re parlamentare.

Koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është stabil dhe bashkërisht punojmë në krijimin e shumicës së re parlamentare brenda një periudhe shumë të shpejtë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga partia e Selës sot nuk u përgjigjën nëse do të mblidhen organet e partisë për të vendosur mbështetjen për Bilall Kasamin në raundin e dytë në Tetovë. Në një komunikatë paraprake, dega e Aleancës në Tetovë njoftoi se akoma nuk ka vendim për përkrahjen njërit apo tjetrit kandidat. Ndërkohë nga Lëvizja Besa sot thanë shkurt se thirrja për mbështetje ndaj Kasamit në Tetovë i është adresuar gjitha partive dhe çdo një subjekt që ka gatishmëri bashkëpunimi është i mirëseardhur./Alsat/

Të Ngjajshme

Zaev dhe Gashi sot pritet të nënshkruajnë programin për hyrje në Qeveri të Alternativës

admin

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, aksi rrugor Ohër-Resnje mbetet i mbyllur për qarkullim

admin

Alternativa: Nuk e përjashtojm mundësinë që të bashkëpunojm sërish me ASH-në

admin

Leave a Comment