“Taksa do të hiqet”, Hoti jep shenja që s’do ketë reciprocitet me Serbinë

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, e ka bërë sërish të qartë që taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet shumë shpejt, pasi që sipas tij, kjo është kërkesë e miqve ndërkombëtarë.

Mirëpo, në një intervistë dhënë emisionit “Blic Interview”, ai nuk është shprehur shumë i sigurt që do të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë, ashtu siç parashihet në programin qeverisës mes LDK-së dhe LVV-së. Hoti tha se vendosja e reciprocitetit duhet të bëhet në konsultë dhe me leje të faktorëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë SHBA-së dhe Gjermanisë.

Madje, ai thotë se Kosova nuk duhet të bëjë asnjë veprim që do të mund të ishte në kundërshtim me kërkesat ndërkombëtare.

Tashmë dihet që ambasadori Richard Grenell, i cili është i dërguar special i presidentit amerikan, Donald Trump për çështjet e Ballkanit Perëndimor, është shprehur hapur ditë më parë që SHBA kërkon heqjen e taksës dhe nuk dëshiron që të vendoset reciprociteti. Madje, një diskutim të tillë është raportuar se e kanë pasur sonte kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku i pari është shprehur se do të vendoset reciprociteti, teksa i dyti ka thënë se kjo është fyerje për Serbinë.

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

Turistët kinezë kanë anuluar prenotimet në Ohër

shprehja

Sela merr 450 mesazhe

shprehja

IKSHPK këshillon qytetarët në Kosovë si të kujdesen për shëndetin në rastet kur preken nga gripi

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë