January 28, 2022
Portali Shprehja

Taksisti ngacmon seksualisht pasagjeren në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas një femër është ngacmuar seksualisht nga një taksist.

Rasti ka ndodhur më 2 janar, rreth orës 13:00.

Tact Watches

“Ankuesja femër kosovare me 04.01.2022, ka raportuar se, me datën e cekur një person i dyshuar – shofer taksie, derisa ishte duke udhëtuar në veturën e tij, e ka ngacmuar seksualisht. Viktima, deklaron se nuk e din saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin, po ashtu tek e njëjta vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Arrestohet 53-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

admin

Iniciohet rast penal ndaj 17-vjeçarit që posedonte armë zjarri

admin

Policia në Prizren shqipton 112 gjoba për persona fizik për mos respektim të masave anti-COVID

admin

Leave a Comment