October 21, 2021
Portali Shprehja

Talebanët, u japin urdhër berberëve: Mos u shkurtoni mjekrën burrave!

Talibanët u kanë ndaluar berberëve në provincën Helmand të Afganistanit të rruajnë ose shkurtojnë mjekrën, duke thënë se kjo shkel interpretimin e tyre të ligjit islam.

Kushdo që shkel rregullin do të ndëshkohet, thotë policia fetare talebane. Në fenë islame nuk është e ndaluar të mbahet ose jo mjekër, as që të shkurtohet ose jo. Por disa thonë se është më e pëlqyeshme të mbash mjekër pasi kështu ka vepruar dhe profeti Muhamed a.s.

Disa berberë në kryeqytetin Kabul kanë thënë se kanë marrë edhe ata urdhra të ngjashëm.

Udhëzimet sugjerojnë një kthim në vendimet e rrepta të qëndrimit të mëparshëm të grupit në pushtet, pavarësisht premtimeve për një formë më të butë të qeverisjes.

Në një njoftim të postuar në sallone flokësh në provincën jugore të Helmandit, oficerët talebanë paralajmëruan se berberët duhet të ndjekin ligjin e Sheriatit për prerjen e flokëve dhe mjekrën.

“Askush nuk ka të drejtë të ankohet,” thuhej në njoftimin, i cili u pa nga BBC.

ImageFOTO GALERI
“Luftëtarët vazhdojnë të vijnë dhe na urdhërojnë të ndalojmë shkurtimin e mjekrave,” tha një berber në Kabul. “Njëri prej tyre më tha se mund të dërgojnë inspektorë të fshehtë për të na kapur.”

Një berber tjetër, i cili drejton një nga sallonet më të mëdha të qytetit, tha se mori një telefonatë nga dikush që pretendonte se ishte një zyrtar qeveritar. Ai e udhëzoi që “të mos ndiqte stilet amerikane” dhe të mos rruante apo shkurtonte mjekrën e askujt.

Gjatë periudhës së parë të talibanëve në pushtet nga 1996 deri në 2001, islamistët e ashpër ndaluan stilimin e flokëve dhe këmbëngulën që burrat të mbanin mjekër.

Të Ngjajshme

Labi i kërkon Albinit ta bëj ministër të Shëndetësisë

admin

Tahiri: E turpshme deklarata e presidentes për vettingun, kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për këtë proces

admin

Thaçi dhe të tjerët lejohen që për disa çështje të apelojnë vendimin mbi mocionet që pretendojnë defekte në aktakuzë

admin

Leave a Comment