Talenti nga Kosova nënshkruan kontratë profesionale me Baselin

18 vjeçari i talentuar ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me skuadrën e Basel.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Basel, që i uron mirëseardhje në skuadrën e parë Bunjakut.

Bunjaku është pjesë e Baselit që nga viti 2015, duke luajtur për shumë grupmosha të kësaj skuadre.

“Është një nder i madh për mua që kam këtë mundësi në FC Basel dhe më bën shumë të lumtur që kam qenë në gjendje të nënshkruaj një kontratë profesionale”, ka deklaruar Bunjaku, përcjell lajmi.net.

“Dua të vazhdoj të zhvillohem gjatë viteve të ardhshme dhe të shpaguaj besimin e klubit me shfaqje të mira në fushë”.

Kujtojmë se Bunjaku paraqitet për kombëtaren U21 të Zvicrës, dhe ai ka të drejt që në të ardhmen të zgjedh Kosovën./Lajmi.net/

Të ngjajshme

‘CAFAwards’ 2019: Djamel Melbadi është trajneri i vitit

shprehja

Sarri takohet me presidentin e Juventusit, kjo është arsyeja

shprehja

Shkencëtari që i ka shndërruar lojtarët e Real Madridit në ‘motorë’

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë