September 27, 2021
Portali Shprehja

Talibanët duhet t’i përmbushin zotimet – Iliria News Agency

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin e organizuar nga SHBA-ja dhe Gjermania në lidhje me Afganistanin, tha se talibanët duhet të përmbushin zotimet e tyre.

Duke folur gjatë takimit të përbashkët të Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas, Stoltenberg theksoi se talibanët duhet të mbajnë premtimet e tyre mbi terrorizmin, të drejtat e njeriut dhe largimin e sigurt të personave që duan të largohen nga Afganistani, tha NATO në një deklaratë.

Duke deklaruar se NATO ka korrur fitore në luftën kundër terrorizmit deri në largimin nga Afganistani, Stoltenberg tha se prania e NATO-s në këtë vend ka përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal për dekada të tëra.

Stoltenberg theksoi se ristrukturimi i grupeve terroriste në Afganistan nuk duhet të lejohet në të ardhmen dhe se të gjithë aleatët e NATO-s duhet të qëndrojnë së bashku në luftën kundër terrorizmit.//AA

Të Ngjajshme

Vuçiq: Ekziston ideja për ta mbyllur Konçulin dhe për ti izoluar shqiptarët e Bujanocit dhe Preshevës

Tanket e avionët serbë drejt Kosovës, deputeti shqiptar akuzon Ramën

Situata në veriun e Kosovës, Sekretari i NATO-s bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin

Leave a Comment