January 30, 2023
Portali Shprehja

“Tani po shijojmë sërish Botërorin, kush zbriti nga autobusi le të ngjitet…”

“Tani mund të shijojmë Kupën e Botës, diçka që nuk kemi mundur ta bëjmë në tre ditët e fundit”. Këto fjalë nga Rodrigo De Paul te Olé përmbledhin lehtësimin e madh që ndjeu populli argjentinas pas suksesit themelor kundër Meksikës: “Ne dhamë gjithçka për t’u rikthyer dhe ia dolëm – nënvizoi ish-lojtari i Udineses – T

Tani për ne nis nje Boteror tjetër. Ishim shumë të bashkuar dhe mendoj se ishte evidente. Ne donim që turma ta kuptonte: për ata pak që kanë zbritur nga autobusi i festimeve te viteve të fundit pas vetem gjysme gjysmë ore, ftesa është të rikthehen, sepse ne nuk do t’i leme në tokë”, komenti i mprehtë i mesfushorit të Albiceleste.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, i cili foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Meksikës, foli për Lionel Messin, kapitenin dhe numrin 10 që shpëtoi Argjentinën dje me një gol dhe një asist, duke shmangur lamtumirën e parakohshme për një Botëror që duhet ta shohë atë si protagonist.

Këto janë fjalët e tij për 10-shin argjentinas: “Jemi të vetëdijshëm që prej vitesh kemi në ekipin tonë lojtarin më të fortë në botë. Të shikosh atë duke luajtur është e mrekullueshme. E rëndësishme është që ai të jetë i lumtur dhe të kënaqet kur luan. Dje edhe tifozët e Meksikës u argëtuan”.

.

Të Ngjajshme

E papritura e madhe e merkatos! “Teprica” e Guardiolës te Bayern Munich, gati firma edhe me sulmuesin e njohur

admin

CR7 i ndodh ajo që s’e kishte menduar kurrë në Arabi, tifozët sauditë i përdhosin emrin dhe numrin (pamjet)

admin

Xavi i “tregon targën” Real Madridit, tashmë synon rekordin e Vilanovës dhe Mourinhos në La Liga

admin

Leave a Comment