Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari para Kuvendit të partisë foli edhe për mundësinë e hyrjes së partisë që ai drejton në qeverinë e Maqedonisë. Taravari, tha se personalisht është për të qëndruar në opozitë.
“Për vete shumë më mirë më vjen opozitarizmi, të ishte personale si Arben taravari as që e kisha diskutuar, por ka konstelacione të caktuara të cilat nuk mund të thuhen edhe publikisht. Mendoj se ndodnjëherë duhet të tregohesh diku se je i qëndrueshëm dhe duhet t’i ndihmosh do procese, para se t’i ndohmosh vetvetes. Bile mendoj se betejën më të madhe me Ali Ahmetin e kemi zhvilluar ne, Aleanca për Shqiptarët”, theksoi Taravari./Gazeta Lajm