January 23, 2022
Portali Shprehja

Taravari i dedikon shpenzimet e veta për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka zvogëluar për 50 përqind shpenzimet e tij. Në Buxhetin e vitit 2022, Taravari do të ketë në dispozicion 7.4 milion denarë, prej të cilave 600 mijë denarë do t’i jap për donacione.

“Si çdo vit edhe këtë vit zvogëluam shpenzimet rrjedhëse të Kryetarit të Komunës, duke arritur në 50% zvogëlim në 5 vite, por edhe nga ato mjete të dedikuara, 20% do të shkojnë për ndihma nga kryetari për rastet sociale si dhe stimulimin e talenteve të rinj”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Tact Watches

Ai e bëri të ditur zvogëlimin e shpenzimeve të tij në seancën e tretë të Këshillit komunal të Gostivarit, ku u miratua Buxheti i vitit 2022.

Ndryshe, Buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin e ardhshëm do të peshojë rreth 18 milion./Infoshqip

Të Ngjajshme

Vazhdon përballja me flakët në Manastir! Zjarrfikësit tentojnë shuarjen e zjarrit në fabrikën e bukës

admin

Maqedonia e Veriut kërkon lehtësira për hyrje në Kosovë

admin

Ngrirja e çmimeve vlen vetëm edhe 8 ditë

admin

Leave a Comment