September 27, 2020
Portali Shprehja

Taravari: LSDM-ja hesht për kaubojt e BDI-së dhe sulmon komunat e ASH-së

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi kryetar i Komunës së Gostivsrit, Arben Taravari, ka deklaruar se Qeveria i është vërsulur komunave ku udhëheq Aleanca për Shqiptarët dhe me çdo kusht t’i dëmtojë ato, duke iu dërguar për çdo ditë inspektorate të ndryshme komunës së Gostivarit, asaj të Vrapçishtit dhe Bogovinës.

“Në vend që Qeveria të gjej çantën me 1.5 milion euro të Boki 13, të zbardh rastin e Maxhar Telekomit që kishte një përfundim në Gjykatën e  Njy Jorkut, rastin e Den Donçevit, të kaubojve të BDI-së që gjuajnë nëpër dasma, por asgjë nuk zbardhet nga këto raste, ndërsa pushteti mban inat me Aleancën për Shqiptarët”, deklaroi Taravari.


Ai tha se nuk janë kundër kontrolleve të inspektorateve, por ato duhet të shkojnë edhe në komunat e menaxhuar nga BDI-ja, siç është Tetova ku ka mbi 500 të punësuar. Taravari në fund shtoi se nuk i frigohen pushtetit LSDM-BDI dhe si opozitë do të jenë ferrë në sy për ta.

Mefail Ismaili

Të Ngjajshme

Filipçe: Hapja e kufijve, e njëkohësishme dhe pa PCR test

admin

S’ka akoma konkurs për Avokatin e Popullit, Stoillkovski: Avokati, me propozim të opozitës

admin

Dyfishohet numri i parashtresave për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve

admin

Leave a Comment