February 1, 2023
Portali Shprehja

Taravari realizoi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka realizuar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në zyrën e këtij të fundit. Takimi erdhi në kuadër të programit të vizitave në Prishtinë të kreut të ASH-së.

“Diskutuam përpjekjet destabilizuese të Serbisë në veriun e Kosovës të cilat i kemi ndjekur me shqetësim dhe i kemi dënuar zëshëm në vazhdimësi. Urova Kryeministrin Kurti për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shpreha besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta. Si subjekt politik, do të mbështesim çdo përpjekje të Kosovës për të forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Gjithashtu përgëzova Kryeministrin Kurti për nismat e tij për reforma në drejtësi, përfshirë vetingu, duke uruar që këto nisma të rrumbullakësohen”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Në takim, Taravari ka qenë i shoqëruar edhe nga deputetët Artina Qazimi dhe Elmi Aziri, ndërsa më herët takim ka realizuar edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani./KlanMacedonia.

Të Ngjajshme

Përfundon takimi në Ambasadë, Jeff Hovenier del me deklaratë

admin

Ish-pjesëtari i Wagnerit rus: Ata që refuzonin të luftonin pushkatoheshin, Prigozhin është djall

admin

Një rrugë e Prishtinës të mbajë emrin e Joe DioGuardit

admin

Leave a Comment