January 31, 2023
Portali Shprehja

Taravari takon kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot bashkë me deputetët Elmi Aziri dhe Artina Qazimi u pritën nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Siç thuhet në kumtesën e dërguar nga Aleanca për shqiptarët, Taravari falënderoi kryeministrin Kurti për urimin e tij me rastin e zgjedhjes së tij në krye të partisë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm, i cili, siç thuhet, në të ardhmen do të thellohet.

Temë diskutimi ishin edhe ngjarjet në veriun e Kosovës të cilat, siç ceket në kumtesë, Aleanca për Shqiptarët i ka ndjekur me shqetësim dhe ka dënuar strukturat destabilizuese atje.

Taravari uroi autoritetet e Kosovës për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me shpresë se BE-ja do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave të përbashkëta të dy vendeve, kurse ASH-ja si subjekt do të mbështesë çdo përpjekje të Kosovës për të forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar.

Në takim, kryetari Arben Taravari dhe kryeministri Albin Kurti biseduan edhe për projektet e përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat janë nënshkruar mes dy palëve, e që vlerësohen si të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë e dy vendeve tona, thuhet në fund të kumtesës.

.

Të Ngjajshme

Pekini: Vala e koronavirusit po ulet, rreziku i transmetimit është i ulët

Taravari pret në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së, Kilian Wahl

admin

Pas kësaj ore bëni mirë të mos pini kafe

Leave a Comment