16.5 C
Skopje
June 17, 2019
Offside

Tare merr avionin për ishull, negociata për mbrojtësin e Çelsit

Tact

Lacio është vënë në ndjekje të mbrojtësit të djathtë të Çelsit Davide Zapakosta. Skuadra laciale ka mungesë lojtarësh në këtë repart, pasi Basta dhe Patrik nuk janë më në planet e Simonte Inzagit, ndërsa malazezi Marusiç, s’po tregon formën e sezonit të kaluar.

Zapakosta u largua nga kampionati italian në verën e 2017-ës, pasi Çelsi e bleu për 25 milionë euro nga Torini. Gjatë këtyre dy sezoneve në Angli, hapësirat për italianin kanë qenë të pakta dhe “divorci” është zgjidhja më e mirë për të dyja palët.

Gjithsesi, Igli Tare e ka një plan B. Në rast se në ditët në vazhdim nuk arrin të bindë drejtuesit e klubit londinez, vëmendja do të kalojë te mbrojtësi i SPAL-it, Manuel Lazari, i cili së fundmi është bërë një pjesë e rregullit e kombëtares italiane.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Bruno Fernandesh: Iki vetëm kur Sportingu të paguhet atë që meriton!

shprehja

VIDEO | E pamundur, shikoni çfarë humbasin lojtarët e Katarit!

shprehja

VIDEO | Kieza i shkëlqyer, shënon supergol për Italinë

shprehja