February 26, 2021
Portali Shprehja

“Target – Fortesa”, Jankulovska kërkoi të lirohet nga faji

Ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska u kërkoi gjyqtarëve ta lirojnë atë nga faji për përgjimet e paligjshme dhe shkatërrimin e pajisjeve të ndjekjes së komunikimit në rastin Target-Fortesa.

Ndërgjegjja ime është e pastër. Unë nuk e kam kryer veprën penale për të cilin më akuzon prokuroria. Në këtë procedurë, ju keni prova të mjaftueshme dhe keni kapacitetin për të dhënë verdiktin e vetëm të mundshëm, i cili në këtë rast është i verdikt lirimi – tha Gordana Jankuloska, e akuzuar.

Në fjalën e sotme përmbyllëse të mbrojtjes së të pandehurve, Jankulloska tha se edhe ajo gjithashtu dëshiron që të dënohen ata që përgjuan në mënyrë të paligjshme vite me radhë, derisa ajo ishte shefe e policisë. Ajo tha se edhe vetë ishte viktimë e, siç tha ajo, planit monstruoz për përgjimin e mijëra qytetarëve. Vetëm për të kishte 23,000 biseda të përgjuara.

Mijëra qytetarë janë përgjuar në mënyrë të paligjshme me vite të tëra dhe unë personalisht jam një nga viktimat e këtij procesi monstruoz të cilët janë përgjuar më shumë dhe për kohë më të gjatë – tha Gordana Jankulloska, e akuzuar.

Edhe Toni Jakimovski, ish shefi i kabinetit të drejtorit të DSK-së, Saso Mijallkov, kërkoi nga gjykata ta lirojë nga akuza. Prokuroria e akuzon atë se së bashku me Goran Grujevskin ka shkatërruar pajisjet e përgjimit pasi shpërtheu skandali që DSK po bën përgjime të paligjshme në vend. Pajisjet janë shkatërruar me shpjegimin se ato janë të vjetruara dhe kushtojnë vetëm një denar.

I propozoj gjykatës të më lirojë, sepse veprat penale për të cilat më akuzon nuk janë krime sipas ligjit -tha Toni Jakimovski, i akuzuar.

Prokuroria, nga ana tjetër, përmes ekspertizës ka konstatuar se pajisjet e shkatërruara të përgjimit kanë kushtuar 1.4 milion euro. Për më tepër, kërkoi dënim maksimal për Sasho Mijallkovin, Goran Grujevskin dhe Nadica Nikoliqin, e punësuar në DSK. Për përgjimin e paligjshëm akuzohen 12 persona. Me fjalët e sotme përmbyllëse, rasti përfundon dhe mbetet vetëm shpallja e aktvendimeve.

Bojan Stojanovski

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Regjistrohen 401 shkelje për mosmbajtje të maskës

admin

Sanksionohen 132 vozitës në Shkup, 36 për tejkalim të shpejtësisë

admin

17 vjet nga vdekja e Boris Trajkovskit

admin

Leave a Comment