Tash VV ndryshon pas deklaratës së amerikanëve: Veç Thaçi me Vuçiq e kanë bërë marrëveshjen

Nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, ka reaguar me një shkrim në Facebook pas letrës së zyrtarëve të lartë amerikanë ku sqarohej se nuk ka marrëveshje sekrete mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se SHBA po pret që të bashkëpunojë me Qeverinë e re pas mocionit.

Bislimi ka insistuar se ekziston një marrëveshje sekrete për shkëmbim territoresh ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai nuk bindet se ka marrëveshje sekrete dhe shton se Thaci me Vuçiq kanë diskutuar marrëveshjen fshehurazi edhe prej amerikanëve.

‘’Ata thonë se nuk kanë parë plan me shkëmbim. territorial. Kjo konfirmon edhe një herë se Thaçi të gjithë diskutimin publik dhe planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët, po vetëm me Vuçiqin’’

‘’Megjithate ka një ndryshim, më përpara thuhej se pranohet gjithçka që pajtohen palët (Serbia e Kosova), tash edhe pak mbetet që të kthehen te doktrina e vetme e arsyeshme, ajo që Kosova është e paprekshme në kufijtë e saj’’, shton Bislimi.

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

Mot me diell dhe i nxehtë

shprehja

Nuhiu: Lëndët për shkeljen e orës policore, në procedurë

shprehja

16 zyrtarë policorë, pozitiv në korinavirus

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë