November 28, 2022
Portali Shprehja

Tashmë janë mbi dy orë e gjysmë kohë shtesë; është Kupa e Botës më e gjatë ndonjëherë

Dy orë e 25 minuta kohë shtesë ‘zyrtare’ (në fakt ishin më shumë, sepse gjyqtarët kanë qenë gjithmonë shumë të vëmendshëm edhe për ‘rikuperimin’) në ditët e para të Botërorit (deri mbas ndeshjes Zvicër-Kamerun 1-0).

Një sinjal shumë i qartë vjen nga Katari, i pikës së kthesës të vendosur nga FIFA për të “shmangur ndeshjet me kohë efektive 42/43 minuta”, siç shpjegohej nga Pierluigi Collina pak ditë para fillimit të kompeticionit. Pra, tifozët, por mbi të gjitha lojtarët do duhet të mësohen me këtë.

Edhe ata që rrudhën hundët në 8 minutat e kohës shtesë, të akorduar në pjesën e dytë të Spanjë-Kosta Rika, ku iberikët po fitonin thellë 7-0. “Dua të nënvizoj festën e një goli, sepse është moment i gëzim për një ekip, ndoshta jo për tjetrin.

Por një festë mund të zgjasë një minutë, madje edhe një minutë e gjysmë. Pra, nëse ka dy ose tre gola, është e lehtë të humbasësh 3, 4, 5 minuta vetëm për festimet. Kjo duhet të merret parasysh dhe të kompensohet”, – shpjegoi Collina.

 

NDESHJA SHTESA – PJESA 1 SHTESA – PJESA 2 SHTESA TOTAL
Katar-Ekuador 5 5 10
Angli-Iran 14 10 24
Senegal-Holanda 2 9 11
SHBA-Uells 4 9 13
Argjentina-Arabia Saudita 6 8 14
Danimarka-Tunizia 4 6 10
Meksikë-Poloni 2 7 9
Francë-Australi 6 7 13
Marok-Kroaci 2 6 8
Gjermani-Japoni 4 7 11
Spanjë-Kosta Rika 5 8 13
Belgjikë-Kanada 5 5 10
Zvicër-Kamerun 2 6 8

 

.

Të Ngjajshme

Luis Enrique preket në konferencë kur e pyesin për vajzën: “Mendojmë se si do të jetonte çdo ditë…”

admin

“Tani po shijojmë sërish Botërorin, kush zbriti nga autobusi le të ngjitet…”

admin

Festa gjermane zgjat 30 sekonda, anulohet goli i Rudiger (PAMJET)

admin

Leave a Comment