June 27, 2022
Portali Shprehja

Tayna shfaqet provokuese teksa thekson forma trupore në imazhet e reja

Reperja e njohur, Tayna mbetet ndër emrat më të përfolur të estradës.

Tact Watches

Artistja e njohur ndonëse është tejet aktive me projekte muzikore dhe koncerte të shumta, ajo u qëndron besnike fansave edhe në rrjetet sociale.

Përveç që promovon punën e saj, Tayna herë pas here sjell edhe imazhe provokuese që nuk kalojnë pa vëmendje.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë herë, teksa 25-vjeçarja ka ndarë në llogarinë e saj të Instagramit imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit të fundit.

Foto: Tayna/Instagram

Doruntina Shala (emri i plotë) shihet e veshur në një kostum dypjesësh ngjyrë bezhë, me bluzë të shkurtër në formë sytjenash me mëngë të gjata të kombinuar me mini-fund të gjatë.

Pamjen reperja e përshtati me të brendshme ari dhe këpucë me po të njëjtën ngjyrë, ndërsa shihet me flokë të lidhura në bisht të gjatë dhe vathë të mëdhenj.

Foto: Tayna/Instagram

“Dreqin në shishe e të me gjithë të”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga komente të shumta nga ana e fansave të saj.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi Tayna erdhi në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Mozzik, treshja e artistëve lansuan këngën “Pare” që po pritet mirë nga ana e fansave të tyre.

.

Të Ngjajshme

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në ish frabikën e duhanit në Tetovë

Temperaturat e larta shqetësim për qytetarët

Anijet shkaktojnë ndotjen e liqenit të Ohrit

Leave a Comment