September 22, 2023
Portali Shprehja

Të akuzuarit për vrasjen e Denis Tot, nuk e pranojnë fajësinë

Të akuzuarit për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, Angelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski, sot para Këshillit Gjyqësor në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, u deklaruan se nuk ndihen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen.

Prokuroria Themelore Publike Shkup i procedon të pandehurit Angelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 07.04.2022, para një lokali nate në parkun e qytetit në Shkup, së bashku, e kanë privuar nga jeta hendbollistin Denis Tot.

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtarja Elena Ilievska Josifovic, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 14 shtator.

.

Të Ngjajshme

Punëtorët e Apple në Francë nisin grevën për kushtet e punës në ditën e prezantimit të iPhone 15

Shkupi “harron” ditën botërore pa makina, qytetarët: S’ka transport, përdorim makinat

Pendarovski dhe Bytyqi vizituan kompani me pronar nga Maqedonia në Nju-Xhersi

admin

Leave a Comment