November 29, 2021
Portali Shprehja

“Të bënte të ndiheshe mediokër”, Kompany i thur elozhe ish-shokut të skuadrës dhe zbulon rivalin më të “bezdisshëm”

Vincent Kompany ka folur në podcast-in e Rio Ferdinand për lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur të Manchester City dhe ka zbuluar kundërshtarin më të bezdisshëm.

MË TË MIRËT – “Duhet të përmend katër emra te më të mirët me të cilët kam luajtur. Duhet të them David Silva. Luante ndryshe në stërvitje dhe ndryshe në ndeshje. Nuk lodhej gjatë ndeshjeve. Të bënte të ndiheshe mediokër si lojtar dhe si mbrojtës”, ka thënë belgu.

Tact Watches

“Më pas them Yaya Toure. E adhuroja. Mund të bënte gjithçka. Mund të luante si mesfushor ose qendërmbrojtës. Dy të tjerët janë De Bruyne dhe Aguero”.

RIVALI – Nuk ka munguar edhe një thumbim ndaj një kundërshtari shumë të vështirë: “Ka qenë Suarez. Nuk ishte normale ajo që bënte çdo herë. Rrëzohej, bënte sikur ishte dëmtuar. Më pas, kur flisje me arbitrin ai ishte aty. E dije se po luante me kaviljet e tua ose gjunjtë e tu. ishte kudo. Kundër tij duhet të jesh në maksimum sepse mund të dilte ngado. Kundër tij kam luajtur ndeshjet më të mira dhe më të këqija”.

.

Të Ngjajshme

Buffon: Problemet e Juves ishin të dukshme, Chiellini dhe Bonucci duhet të “klonohen”

admin

Shevchenko jep “ok”, futbollisti i Kosovës mund të transferohet falas në Serie A!

admin

Sarri nuk ka dyshime, shpërfill Milan dhe Inter para Napolit: “Më falni, por me atë që pashë sot ju them…”

admin

Leave a Comment