August 2, 2021
Portali Shprehja

Të dhëna shqetësuese për dhunën ndaj grave të kyçura në politikë

Gratë e angazhuara në politikë, janë pre e dhunës psikologjike, komenteve seksiste në rrjetet sociale, gjuhës së urrejtjes, stereotipeve gjinore. Rezultatet e një studimi të vitit 2020 të realizuar nga Instituti Demokratik Kombëtarë dhe Instituti i Ohrit, tregojnë se 6 nga 10 gra në politikë, apo 65% e të anketuarave, kanë përjetuar një lloj të dhunës. Edhe pse të angazhuara në politikë, 62% kanë deklaruar se nuk kanë besim në institucione, andaj dhunën e përjetuar nuk e kanë raportuar.

Aktet e dhunës drejtuar grave në politikë kanë për qëllim kufizimin dhe dekurajimin e pjesëmarrjes së tyre në politikbërje. Aktet më të shpeshta të dhunës në Maqedoninë e Veriut janë në formën e gjuhës së urrejtjes, fyerjet dhe kërcënimet seksuale. 02:38 65% e grave politikane kanë deklaruar se kanë përjetuar ndonjë lloj dhunë, ndërsa 5 në 10 gra ka deklaruar se kjo dhunë është ushtruar nga ana e anëtarëve të partisë ku bëjnë pjesë. Vetëm 26% e tyre kanë thënë se partitë ku bëjnë pjesë kanë mekanizma për të përmirësuar sjelljen e anëtarëve – deklaroi Robert Skot Hested – Instituti Demokratik Kombëtar.

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, tha se gratë në politikë duhet të vlerësohen për ligjet që propozojnë dhe jo për mënyrën si duken.

Gratë politikane fillimisht shihen si objekt femëror, a është e pashme, e shëndoshe, e ka dekoltenë e hapur apo fundin të shkurtër, a ka buzëkuq apo manikyr provokues, duhet të dëgjohet se çfarë flet, për çfarë angazhohet, kë përfaqëson dhe sa është e suksesshme. Andaj presioni ndaj grave në politikë është shumë më i madh se presioni ndaj meshkujve politikanë – tha Jagoda Shahpaska- Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Të dhënat u publikuan në kuadër të fushatës vetëdijsuese për parandalimin e dhunës ndaj grave të angazhuara në politikë, nën moton “ Rretho “JO””. Studimet tregojnë se para proceseve zgjedhore, dhuna ndaj grave politikane në vendin tonë rritet edhe më shumë, madje deri në 47%.

Evi Shkopi

.

Të Ngjajshme

Moti me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 43 gradë

admin

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin

ASH-AAA: Zaev e Ahmeti ia kanë kaluar Gruevskit për blerjen e veturave luksoze

admin

Leave a Comment