December 6, 2020
Portali Shprehja

Të dy “fotokopje”; Messi dhe Suarez barazojnë rekordin e Ronaldos

Lionel Messi dhe Luis Suarez gjetën rrugën e rrjetës të enjten mbrëma me kombëtaret e tyre, duke barazuar rekordin e Ronaldos (Fenomenit) për më shumë gola të shënuar në një ekip kombëtar të Amerikës së Jugut, në ndeshjet konkurruese. Të tre kanë shënuar nga 39 herë në ndeshje të tilla, me Suarez të parin që barazoi legjendën e Brazilit, falë penalltisë në pjesën e parë të fitores së diskutueshme 2-1 ndaj Kilit.

Ish-shoku i skuadrës te Barcelona, Messi, më pas e arriti këtë “piketë” në të njëjtën mënyrë, pasi shënoi nga penalltia në fitoren e ngushtë 1-0 ndaj Ekuadorit. Në përgjithësi, kapiteni i Argjentinës ka shënuar më shumë sesa Ronaldo dhe Suarez në skenën ndërkombëtare, me 71 gola në emrin e tij.

.

Të Ngjajshme

Conte, i mrekulluar nga ylli i tij: Ështe një lojtar futbolli amerikan. Mund të bëhet një nga më të fortët

admin

Chelsea merr kreun e Premier League, Giroud rishkruan historinë (video)

admin

WERNER, SERIOZISHT??? Shikoni çfarë humbet sulmuesi i Chelsea. Për fat, Giroud nuk fal (VIDEO)

admin

Leave a Comment