11.3 C
Skopje
November 17, 2019
Shëndetsi

Të gjithë e konsumojmë, por e dini si ndikon?

Lajme të mira për gjithë ata që e duan konsumimin e djathit. Ky ushqim është i mbushur me shumë vitamina të cilat përmirësojnë dhe mirëmbajnë gjendje të mirë shëndetësore për trupin e njeriut.

Më poshtë lexoni disa nga veçoritë e djathit:

Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori.

Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja.

Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira.

Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë.

Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit. Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit.

Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.

.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Çka ndodh nëse e vendosni një copë limoni afër shtratit të gjumit

shprehja

Jessica Simpson humbi 45 kilogramë për gjashtë muaj pas lindjes

shprehja

Hoteli magjik në Maldive që ju mundëson të flini në rrjetën mbi det dhe nën ndriçimin e yjeve

shprehja