May 28, 2022
Portali Shprehja

Të gjithë kundër Kulusevskit, gjesti që ka tërbuar anglezët

Në mbrëmjen e bukur të Tottenham-it, që ka ndalur me një barazim 1-1 Liverpool-in në në javën e 36-të të Premier League, duke i bërë një nder të madh City-t në luftën për titull, ka një “njollë”, që ka lidhje me Dejan Kulusevski-n.

Suedezi, në fakt, ka qenë protagonist i një episodi që ka shkaktuar shumë poemika, veçanërisht në rrjetet sociale. Një episod që ka ndodhur gjatë pjesës së parë të ndeshjes së luajtur në Anfield.

Tact Watches

Ish-lojtari i Juventus-it ka përfunduar jashtë fushës në tentativën për të rikuperuar një top.Gjatë aksionit, suedezi është përplasur me një tifoze në karrige me rrota që po ndiqte ndeshjen.

Një incident që mund të ishte shmangur me pak kujdes, por ajo që ka tërbuar tifozët në Anfield dhe jo vetëm ka qenë fakti që lojtari është kthyer menjëherë të luajë, pa i kërkuar falje tifozes.

Nga ai moment, Kulusevski ka luajtur dy ndeshje në një, atë kundër skuadrës së Klopp dhe atë kundër tifozëve, që nuk ia kanë falur gjestin, duke e fërshëllyer lojtarin edhe gjatë pjesë së dytë.

Një antipastë e asaj që do të ndodhte në rrjetet sociale gjatë dhe pas  ndeshjes, por Kulusevski nuk është ndikuar, duke qëndruar në fushë deri në minutën e 85-të, kur Antonio Conte e ka zëvendësuar me Harry Winks.

.

Të Ngjajshme

Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

admin

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Krahasimi i dy finalistëve; Ancelotti është trajneri i lojtarëve, Klopp i lojës

admin

Leave a Comment