December 5, 2022
Portali Shprehja

Të gjithë sytë janë nga Bajrami, pritet të rimarrë në dorë Empolin dhe të ardhmen e tij

Fillimi i sezonit të Nedim Bajramit nuk ishte aspak i kënaqshëm. I prekur nga thashethemet e merkatos dhe i kaluar në hierarki nga Pjaca dhe Baldanzi, mesfushori-sulmues shqiptar pati më shumë se një vështirësi për t’u përshtatur në skemat e Zanettit. Trajneri blu ka thënë gjithmonë se ka besim të madh tek ai, ndaj e ka vendosur në të gjitha zonat e sulmit.

Por deri më tani, paraqitjet e Bajramit kanë qenë me shumë dritë-hije. Në ndeshjen e fundit kundër Napolit tregoi një përmirësim të lehtë, i cili megjithatë nuk mjaftoi për ta gërvishtur mbrojtjen napolitane. Ndjesia është se shpëtimi i Empolit kalon edhe nga gjendja e formës së Bajramit.

Shqiptari është ndoshta lojtari më teknik i skuadrës, i aftë për të dhënë ato shkëndija në kundërsulm që preferon Zanetti. Trajneri ka punuar shumë me kokën e lojtarit, i cili me siguri është parë me një fanellë tjetër këtë verë. Por frytet ende nuk janë korrur.

Ndeshja kundër Cremonese mund të jetë rasti i duhur për të rifilluar. Bajrami do të duhet të tregojë se bën diferencën, edhe ndaj një skuadre që ndoshta do t’i lërë pak hapësirë. Ne e dimë se për shumë, viti i dytë në Serie A është më i vështiri. Dhe sigurisht konkurrenca e pamëshirshme e Pjacës dhe Baldanzit nuk i ndihmon Bajramit.

Por lojtari shqiptar, nëse dëshiron të bëhet i spikatur me karrierën e tij, doemos duhet të bëjë një kapërcim cilësor. “Shenjtërimi” i tij kalon para së gjithash nga paraqitjet e mira me Empolin. Përndryshe Bajrami rrezikon të bëhet një i pakonsoliduar i përjetshëm.

.

Të Ngjajshme

SUPER HEROI I KROACISË QUHET LIVAKOVIC | Mbarron ëndrra e Japonisë, Kroacia në çerekfinale (PAMJET)

admin

JAPONIA GJEN GOLIN BEFASUES!!! VAR akordon, por legjenda gjermane kishte parashikuar gjithçka 1′ përpara… (PAMJET)

admin

Një Rolex një orë, dy avionë në muaj…; ja çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën te klubi i ri

admin

Leave a Comment