December 5, 2021
Portali Shprehja

Të mbijetuarit e tragjedisë, mospërputhje në listat e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ka mospërputhje në listën e të mbijetuarve nga aksidenti tragjik në autostradën e Strumës në Bullgari.

Sipas listës bullgare, aty figuron emri i një të riu, ndërsa në atë të Maqedonisë së Veriut – një i moshuar me nënshtetësi belge, shkruan televizioni kombëtar bullgar, BNT.

Tact Watches

Mediat në Maqedoni tashmë kanë publikuar raporte për këtë çështje, ndërsa sipas informacioneve të pakonfirmuara, personi që gjendet në listën e Bullgarisë ka bërë autostop.

Prokuroria bullgare, sot bëri të ditur se një nga të mbijetuarit e aksidentit ka prentenduar vazhdimisht se kanë shpëtuar tetë persona, jo shtatë.

Sipas djalit të shoferit të dytë të autobusit, me të cilin foli BNT, ka një emër në listën e të mbijetuarve të një burri 36-vjeçar që nuk ishte në mesin e pasagjerëve të “Besa Trans”.

Prokurorja bullgare, Siika Mileva tha sot se është “mister i madh” deklarata e njërit nga të mbijetuarit, i cili vazhdimisht kishte thënë se kanë shpëtuar tetë persona.

Sipas informacioneve zyrtare, të cilat u dhanë sot nga ata që po e kryesojnë hetimin për tragjedinë në Bullgari, 44 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Të Ngjajshme

Trafikonin emigrantë të paligjshëm nga Kuba dhe India, dy shtetas të Serbisë arrestohen në Maqedoni

admin

Kufizohet shpejtësia e lëvizjes në rrugën Strugë – Qafë Thanë

admin

Ahmeti është plotësisht i informuar për marrëveshjen me Alternativën

admin

Leave a Comment