July 28, 2021
Portali Shprehja

Të mos evitohet Elefanti në Dhomë – Iliria News Agency

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Liqeni i Ujmanit është pronë e Kosovës dhe nuk e ka përmendur fare Raportin e SHBA-së për ndarjen e tij sipas modelit të Lumit Colombia mes SHBA-së dhe Kanadasë.

Kurti u shpreh se liqeni është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe se Serbia ka pasur rastin të ankohet atëherë.

“Është liqen artificial i Kosovës, them artificial dhe jo natyral. Pasi nuk është se kufiri ka rënë në liqenin natyror por është një liqen i ndërtuar. Ai është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe është konsideruar çështje e mbyllur atëherë. Nuk është ankuar Serbia andej, atëkohë. Pra, nuk mund të diskutojmë për një çështje e cila është e mbyllur. Kosova nuk ka qenë republikë por njësi autonome dhe element në Federatë. Është çështje e mbyllur nuk mund të vihet asnjëherë në pikëpytje pronësia”, tha ai.

Tutje theksoi se ekspertët janë duke i shqyrtuar të gjeturat dhe ne natyrisht që do të përdorim argumenetet të cilat do të jenë në favor të sovranitetit tonë.

“Aty në marrëveshje ka qenë fjala “share” do të thotë dicka që e ndan së bashku. Unë nuk jam në favor të komisioneve të përbashkëta “Kosovë-Serbi. Unë tani po e shoh në samite ndërkombëtare për gjithçka kemi problem. Qeveri apo përfaqësues. Qytetar apo vendas. Jemi futur në debate terminologjike. Unë kam thënë që të mos evitohet Elefanti në Dhomë. Pasi nëse e eviton ai vetëm rritet. Megjithatë kjo nuk u pranua pasi duket se pala tjetër është mësuar ndryshe me ata para nesh”, ka thënë Kurti në RTK.

Të Ngjajshme

‘Habitet’ hoxha nga Mitrovica, vesh maicën me logon e birrës së njohur – Iliria News Agency

admin

Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë – Iliria News Agency

admin

Tetë viktimat e aksidentit në Kroaci pritet të varrosen nesër, dy të tjerëve do t’iu bëhet obduksioni – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment