Të rinjtë e nderojnë me mirënjohje Labin për kontributin e dhënë gjatë pandemisë

Labinot Tahiri për dy muaj me radhë ishte shumë aktiv me dhurimin e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, shkruan lajmi.net.

Ai së fundi ndihmoi rininë, duke dhuruar 5000 euro për studentët, në mënyrë që t’ua lehtësoi pagesat për semestër.

Me anë të postimit të fundit, Labi bëri të ditur se të rinjtë i dhuruan atij mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë pandemisë.

“Faleminderit Rinisë për mirënjohjen që më kanë ndarë, për faktin që isha shumë aktiv në kohën e Pandemisë me rastet sociale në vendin tonë. Suksese në jetë dhe do ta keni përkrahjen time gjithmonë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

loading...

Të ngjajshme

Më joshëse se kurrë në 34-vjetorin e lindjes, Fjolla falënderon të gjithë për urimet

shprehja

Tiziano Ferro shkëmben puthje në buzë në Sanremo por jo me bashkëshortin e tij

shprehja

A u bë kjo foto ‘mollë sherri’ mes Harryt dhe Meghan me familjen mbretërore?

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë